
Faqe të vogla.
Aventura të mëdha.
Libra dhe aktivitete për të mësuar përmes lojës. Udhëzues për produkte digjitale dhe marketing. Shkarko, printo dhe ktheji idetë në krijime.
Zgjidh aventurën e radhës.
Libra për të mësuar, luajtur dhe zbuluar.
Shfleto koleksionin e plotë në dyqan.
Një histori me emrin dhe personazhin e fëmijës.
Zgjidh një nga katër historitë dhe na trego si e dëshiron. Parapamjet tregojnë librat me Heidi.
Dëshiron një histori me personazhin tënd?
Na kontakto direkt në WhatsApp dhe na trego idenë tënde.



Një Ditë e Madhe për Heidin
Një histori e ngrohtë për hapat e parë në çerdhe dhe përqafimin që na jep siguri.
Shiko & personalizo
Sot Unë Mbush 2 Vjeç!
Një ditëlindje me lojë, përgatitje së bashku dhe momente të vogla gëzimi.
Shiko & personalizoKush tha që ditëlindjet duhet të jenë të zakonshme?
Prindër, bëjeni festën e vogëlushit tuaj më shumë se tortë, tullumbace dhe dhurata! Imagjinoni një ditëlindje ku fëmija juaj dhe miqtë e tij krijojnë, ngjyrosin, luajnë dhe mësojnë së bashku.
Po përgatisim një paketë fizike kreative dhe edukative me një libërth aktivitetesh dhe ngjyra, të menduar për t’u sjellë fëmijëve argëtim dhe një kujtim të bukur nga festa.


Bëhu i pari që e zbulon.
Lër email-in dhe do të të njoftojmë kur paketat të jenë gati.
Pak nga pak do t'ju zbulojmë më shumë. Një ide e vogël për ditëlindje, një kujtim i madh për fëmijët! 💛
Së shpejtiKoncept në zhvillim • Nuk është ende i disponueshëm për porosi
Bota e vogël e Heidit.
Historitë e Heidit po vijnë në format video dhe libër digjital. Ja një vështrim nga projekti që po përgatisim.
Aventura të reja po vijnë.
Po përgatisim historitë e Heidit në dy formate: video për t’i parë dhe libra digjitalë për t’i lexuar. Shiko një Short nga projekti dhe zbulo pak nga bota që po vjen.
Projekti është në përgatitje. Historitë dhe libri digjital do të prezantohen këtu kur të jenë gati.
Përshëndetje,
unë jam Donald.
Heidi Digital Studio është vendi ku bashkohen projektet e mia krijuese: libra për të vegjlit, histori me Heidin dhe produkte digjitale për njerëzit me ide.
Më pëlqen t’i kthej gjërat e thjeshta në diçka të bukur e të dobishme. Një shkronjë, një ngjyrë, një ide — dhe pak imagjinatë për të filluar.
Shiko çfarë po krijojDisa pyetje të vogla.
A janë produktet fizike apo digjitale?
Projektet në këtë koleksion janë digjitale. Librat PDF mund t’i printosh në shtëpi ose në një qendër printimi. Kontrollo përshkrimin e produktit në dyqan për formatin dhe përmbajtjen e versionit që blen.
Si bëhet blerja?
Hap dyqanin e studios, zgjidh produktin dhe shiko mënyrat e pagesës. Pagesat direkte ende nuk janë aktive. Kur të aktivizohen, shkarkimi do të hapet në faqen e porosisë pas konfirmimit të pagesës. Dërgimi automatik me email ende nuk është aktiv. Dyqanin ekzistues në Gumroad e gjen edhe në fund të faqes.
Në çfarë gjuhe janë librat?
Heidi’s Big Learning Adventure është në anglisht. Libri i ngjyrosjes së alfabetit është në shqip. Aktiviteti falas këtu përfshin udhëzime në të dyja gjuhët.
Si ta printoj aktivitetin falas?
Hap aktivitetin dhe zgjidh Printo. Përdor letër A4, orientim vertikal dhe hiq headers/footers nga cilësimet e printimit. Mund ta ruash edhe si PDF nga dritarja e printimit.










